Djali 15 vjeç i Tom Doshit drejtonte "Audi Q7" pa patentë, policia e ndalon

Policia e Tiranës ka ndaluar djalin 15-vjeçar të Tom Doshit i cili drejtonte makinën pa patentë.Ndalimi është bërë nga patrulla e policisë së komisariatit nr.1 ku i riu rezultonte se drejtonte makinën pa leje drejtimi.Ndalimi i djalit të Doshit është bërë te Ura e Tabakëve në kryeqytet mëngjesin e kësaj të enjteje.Sipas policisë, makina tip Audi Q7 është dërguar në komisariatin e policisë rrugore për verifikime të mëtejshme proceduriale.Pas ndalimit, djali i deputetit është lënë i lirë për shkak të moshës së mitur.