Shqipëria e Bullgaria duan "Korridorin e 8". Haxhinasto: Kinezët kanë fondet për Rrugën e Arbrit

Shqipëria dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë për ndërtimin e Korridorit 8 i cili do të bëjë të mundur tërheqjen e shumë investitorëve të huaj. Angazhimi është marrë në Tiranë nga ministrat e transportit të dy vendeve.Shqipëria dhe Bullgaria do jenë bashkë në ndërtimin e Korridorit të tetë. Kjo u theksua gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të Ministrit të Transportit Edmond Haxhinasto dhe homologut të tij bullgar Ivaylo Moskovski i cili theksoi se se ajo që i duhet korridori të tetë janë investimet e përbashkëta, çka nuk kanë ndodhur deri më sot mes shteteve.Ivaylo Moskovski:  "Korridori i tetë është shumë I rëndësishëm, por gjërat rrodhën ngadalë. Ccdo shtet përdor mekanizma të ndryshme për financim apo për hartimin e projekteve të ndryshme. Prandaj jam i lumtur që do t'i shpeshtojmë takimet dhë do të bëjmë përpjekje që të unifikojmë realizimin e projektit. Një projekt i llojit të tillë do të tërheqë investime të mëdha . Jam i sigurt që do të bëjmë diccka që do të mund t'I japim qëndrueshmëri rajonit."Ministri Haxhinasto u ndal edhe tek Rruga e Arbrit për të cilën tha se kompania kineze i ka mundësitë për ta financuar atë.Edmond Haxhinasto: "Kemi dërguar një pr/ligj në parlament për tu miratuar. Pr/ligji do të jetë i veçantë duke qenë se kompania kineze i ka mundësitë financiare"Memorandumi i bashkëpunimit pritet të nënshkruhet më 20 mars nga përfaqësuesit e dy ministrive homologe, dhe shtrihet jo vetëm në koordinimin e punës për ndërtimin e korridorit të tetë por edhe në bashkërendimin për projekte ne transport dhe infrastruturë në tërësi.