Edhe “Qytetarët e lirë” protestë para Parlamentit, por janë të pakët

Ndyshe nga protestat politike sot kanë protestuar edhe qytetarë të lirë në hyrje të parlamentit lidhur mbi situatën e terrorit që po përballet kryeqytetit për alarmet me bombë ditët e fundit.Edhe pse të paktë në numër, përsëri mesazhi i tyre ishte i drejtpërdrejtë për rikthimin e normalitet në vend, duke iu bërë thirrje të gjithë njerëzeve që t'i bashkohen nismës së tyre.Jo rastësisht tubuesit kishin zgjidhur parlamentin, ku i konsiderojnë deputetët, si persona të papërgjegjshëm dhe që lënë shumë për të dëshiruar me fjalorin e tyrë gjatë seancave parlamentare.Sipas të rinjve, protesta ishte e lirë dhe nuk u mbështete nga asnjë parti politike./Oranews.tv/