Presidencialet 2016, Donald Trump shqyrton mundësinë e kandidimit

Miliarderi amerikan, Donald Tramp, ka hedhur hapin e parë drejt nisjes së fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, duke konfirmuar synimin e tij për t'u përfshirë fillimisht në garën mes republikanëve për të dalë me një kandidat.Përmes një deklarate për mediat, republikani i përjetshëm, Tramp tha se kishte ngritur një skuadër këshilltarësh që do të shqyrtonin me detaje mundësinë e kandidimit të tij."Kemi humbur respektin e gjithë botës", citohet të ketë thenë Tramp në deklaratën e tij."Unë jam i vetmi që mund të rikthej madhështinë e Amerikës".Nuk është hera e parë që Tramp ka shprehur dëshirën dhe synimin për të marrë pjesë në garën presidenciale, por duket se këtë herë e ka më seriozisht se kurrë.Por para se të kërkojë votat e amerikanëve, ai duhet të përballet me një garë të fortë brenda Partisë Republikane, ku mes të tjerëve është kandidat edhe Xheb Bush, djali i Xhorxh Bushit të madh dhe vëllai i Xhorxh W Bush.Ndërsa në anën e demokratëve, në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, kandidatja më e fortë deri tani duket ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, bashkëshortja e ish-Presidentit demokrat, Bill.