“Bëni biznes të pastër”, doganat fushatë sensibilizimi ndaj falsifikimeve
“Bëni biznes të pastër”. Me këtë slogan, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me kompaninë “Crown Agents” kanë nisur një fushatë sensibilizuese kundër falsifikimit të pijeve alkoolike,Drejtori i Programit të Asistencës “Crown Agents” , David Smith, deklaroi se pijet alkoolike të falsifikuara janë rrezik për shëndetin e njeriut, ndërkohë që në të ardhmen synohet të vendoset një barcod për të shmangur mundësinë e falsifikimeve.“Në momentet që kemi ushtruar kontrolle në magazinat e mallrave me akcizë kemi vënë re një sërë shkeljesh. Disa prej këtyre shkeljeve kanë ardhur si rezultat i vetë veprimeve të subjekteve tregtare me vetëdije, por në shumë raste të tjera shkeljet kanë ardhur si shkak i mungesës së informacionit. Mosnjohja e ligjit nuk është justifikim, por është e drejtë që ne t’i gjendemi pranë atyre bizneseve që duan ta njohin ligjin dhe ta respektojnë atë. Shumë prej bizneseve që kemi kontrolluar na kanë kërkuar që t’i ndihmojmë me informacion në mënyrë që të zbatojnë ligjin.Sëbashku me SICPA dhe në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave ne kemi përgatitur të gjithë infroamcionin e nevojshëm për bizneset, libra udhëzues, manual përdorimi, numër jeshil. Synimi kryesor është mbledhja e të ardhurave, dhe në veçanti mbledhja e të ardhurave në fushën e akcizës. Por kjo gjithashtu ka të bëjë me shëndetin e konsumatorëve. Në qoftë se një shishe alkooli shitet me pullë false atëherë edhe produkti vetë mund të jetë fals.”Drejtorja e Përgjithshme e Komanduar e Doganave, Irena Beqiraj, deklaroi se kjo nismw nuk ka si synim tw gjobisw bizneset.“Duam që kjo fushatë të fillojë si një fushatë sensibilizimi, pasi askush nuk mund ta zbatojë ligjin nëse nuk ka njohjen e nevojshme të tij, por në të njëjtën kohë nuk ka mjetet e nevojshme për t’u siguruar që e zbaton ligjin. Nuk është një fushatë me anë të së cilës duam të gjobisim, por një fushatë me anë të së cilës të sigurojmë që të gjitha bizneset janë në përputhshmëri me ligjin, dhe të sigurojmë një konkurrencë të pastër midis tyre. Ky është edhe qëllimi ynë kryesor. Ne duam të jemi partner të biznesit, por vetëm të atij biznesi i cili zbaton ligjin dhe bën biznes të pastër”.