Masakra në Tunizi, arrestohen nëntë të dyshuar pas sulmit
Nëntë vetë janë arrestuar në Tunizi pasi dyshohet se kanë lidhje me masakrën e një dite më parë në kryeqytet, ku 23 vetë mbetën të vdekur, mes tyre 20 turistë të huaj.Sipas policisë tuniziane, të paktën katër prej tyre kanë lidhje direkte me dy vrasësit dhe pesë të tjerët kanë lidhje me celulën terroriste.Përmes një mesazhi zanor, postuar në rrjetet sociale, Shteti Islamik ka marrë përsipër autorësinë e masakrës në muzeun Bardo, ngjitur me godinën e parlamentit tunizian.Në mesazh, dy vrasësist quhen kalorës të Kalifatit, ndërsa sulmi një bekim i Zotit ndaj kryqtarëve që kishin shkuar në tokën tuniziane.Ushtria tuniziane ka rritur prezëncën në të gjithë qytetet kryesore nga frika e ndonjë sulmi tjetër, ndërsa presidenti, Bexhi Said Esebsi, vizitoi të plagosurit që po kurohen në spital, prej nga i shpalli luftë terroristëve."Nuk kemi pasur kurrë terrorizëm në Tunizi, e kanë importuar. Zoti i faltë ata që shkaktuan këtë kasaphanë. Por nuk duhet të dorëzohemi, terrorizmi duhet mposhtur me çdo kusht", tha Esebsi.Përveç pasojave humanitare, Tunizia duhet të bëjë llogaritë edhe me pasojat ekonomike të një prej ngjarjeve më të rënda në vend që prej pranverës arabe të vitit 2011.Turizmi është një prej burimeve më të mëdha të të ardhurave për vendin afrikan, dhe tragjedia e të mërkurës mund ta godasë rëndë këtë sektor.Kompania italiane e trageteve, "Costa Curises" njoftoi se i ka anulluar ndalesat e ardhshme në Tuniz, të paktën deri në fund të vitit.