Vlorë, transportonin 50 kg drogë, trafikantët qëllojnë mbi policinë plagosin efektivin

Një efektiv policie është plagosur në një operacion antidrogë të ndërmarrë mbrëmjen e 19 marsit 2015 në vendin e quajtur Qafa e Kuzum Babasë. Policia kishte vendosur të ndërhynte në momentin kur do të bëhej shkëmbimi i lëndës narkotike.Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, kur forcat e antidroges dhe FNSH ndërhynë për të ekzekutuar operacionin.“Në momentin që do të shkëmbehej lënda narkotikeve midis tyre, kanë ndërhyrë efektivat e policisë Vlorë të cilët kanë hasur në rezistencën me armë zjarri të njërit prej tyre, rezistencë të cilës i janë kundërpërgjigjur me të shtëna armësh. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe trafikantëve është plagosur lehte në dorë punonjësi i Policisë Vlorë A. B., i cili nuk ka asnjë rrezik për jetën. " informoi policia e Vlorës.Pas shkëmbimit të zjarrit policia bëri të mundur fillimisht neutralizimin dhe kapjen e Edison Begaj.Lenda narkotike eshte gjetur brenda automjetit tip Jeep ngjyre gri qe posedohej nga shtetasi Edison Begaj. Gjate operacionit policor u angazhuan 35 forca policore te polcise Vlore si dhe njesite e Delta Force.Vijon puna per kapjen e personave te shpallur ne kerkim si dhe identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete veprimtari kriminale.Te arrestuarit Eraldo Metushi, 30 vjec, me precedent të mëparshëm penalErjon Cela 32 vjec,Gjergji Dervishi 23 vjecEdison Begaj 37 vjec, me precendentë penalë. Kishte vetëm, 1 vit që kishte dalë nga burgu.Janë në shpallur në kërkim shtetasit me iniciale G . M, K. M dhe A. B.[caption id="attachment_481445" align="alignnone" width="640"]arrestimet vlore Ne foto: Te arrestuarit (nga e majta ne te djathte) 1 Gjergji Dervishi 2- Edison Begaj 3- Eraldo Metushi,[/caption][caption id="attachment_481435" align="alignnone" width="640"]DROGA VLORE Droga e sekuestruar, gjate operacionit, celularet dhe nje pasaporte[/caption]droga avlore355Momenti kur behet shkembimi255 24