Spektakli nga Toka. Pranvera vjen me "Diellin e Zi". Sot eklipsi i shekullit
Milionë njerëz në mbarë botën janë sot protagonistë të një spektali të ndjekur nga toka: Eklipsit të diellit i cili konsiderohet më i ploti në këtë shekull.Por më e veçanta është se ky eklips vjen bashkë dhe me pranverën.Ndryshe nga sa kemi mësuar në shkollë fillore ekuinoksi (kur dita është e barabartë me natën) nuk ndodh vetëm në një ditë. Fenomeni astronomik mund të ndodhë edhe në tre ditë,19- 20 dhe 21 mars dhe jo vetëm në 21 mars. Këtë vit ekuinoksi pranveror vjen dhe me një detaj më shumë: Eklipsin e diellit. Ky fenomen do të jetë i dukshëm në të gjithë Europën, pjesë të Afrikës Veriore dhe Azisë.Ndërsa “Dielli i Zi” aty ku do të bjerë nata në mes të ditës do të jenë Ishujt Faroe. Për të tjerët kjo do të jetë vetëm një eklips i pjesshëm.Në Tiranë eklipsi nis në orën 09:45 dhe do të përfundojë në orën 11:52 minuta. Kulmi i tij do të shënohet në orën 10:42, ku dielli do të mbulohet në nivelin maksimal nga hëna.Në vendin tonë do të ketë një mbulim prej 40 përqind të diellit nga hëna. Në Britaninë e Madhe dielli do të jetë i mbuluar nga hëna nga 83% deri në 98% .Ekspertët paralajmërojnë të gjithë njerëzit të mos shohin eklispin e diellit drejtëpërdrejtë, pas syze përkatëse, pasi mund të kenë demtime serioze në sy dhe të parikuperueshme.Shumë astronomë profesionistë dhe amatorë e kanë pozicionuar veten në Ishujt Faroe, ku në kryeqytetin Torshavn do të ketë një eklips të plotë për rreth 2 minuta.Gjithashtu ishulli norvegjez i Svalbardit, aty ku turistët kanë prenotuar hotelet që në vitin 2008, do mund të shohin atë që quhet "Unaza Diellore", e cila arrihet në momentin kur Hëna bllokon tërësisht sipërfaqen e Diellit.Për shumë njerëz ky do të jetë eklipsi i parë i plotë që shohin, ku sigurisht nuk do të mungojnë edhe pamjet e filmuara apo të fotografuara me smartfonë.Eklipsi i plotë diellor është një eveniment i rallë në astronomi, dhe i fundit ka ndodhur në vitin 1999.[metaslider id=480264]