Vlorë, rruga e plazhit të vjetër e frekuentuar, pavarësisht gropave e baltës

Rruga për në plazhin e vjetër të Vlorës, është kthyer në një mision thuajse të pamundur. Gropat, pluhuri, apo balta në kohë me reshje, mbizotërojnë përgjatë gjithë gjatësisë së rrugës, e cila mbipopullohet gjatë verës.Vlorë- Rruga që të çon drejt plazhit te vjeter, ndonëse shumë e populluar kryesisht gjatë verës, është një prej akseve me te amortizuara.Edhe pse rruga të çon dhe drejt një prej institucioneve me te rendesishme ne vend, siç eshte Drejtoria e kontrollit fizik dhe teknik të automjeteve, nuk eshte realizuar asnje rikonstruksion prej vitesh, duke bere qe situata te vije duke u perkeqesuar, veçanerisht gjate diteve me reshje ku balta dhe uji mbushin gropat në rrugë.Kjo ua vështireson kalimin si kembesoreve dhe automjeteve.Edhe ky sezon turistik duket se do ta gjeje kete aks ne te njejten gjendje me ate te viteve me rradhe si pasojë e neglizhencës së vendorëve.