Agjensia Albatros: Shqipëria destinacioni turistik më emocionues në Europë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2015, 18:18
Kur kanë mbetur pak muaj nga çelja e sezonit turistik, lajme të mira vinë për këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë së vendit.Rrjeti i Agjensive skandinave të turizmit Albatros e ka renditur Shqipërinë të parën ndër 3 destinacionet më emocionuese dhe të veçanta në Europë.Lajmin e dha vetë kryeministri Edi Rama në fb."Lajme të mira për turizmin para sezonit: Shqipëria renditet e para ndër 3 destinacionet më emocionuese dhe të veçanta në Europë, nga një rrjet i agjensive skandinave të turizmit".