Levizjet demografike, shtohet nevoja e përmirësimit të kujdesit shëndetësor parësor

Rritja e numrit të emigrantëve të kthyer në Shqipëri, por edhe lëvizjet demografike që ndodhin në vend, kërkon një qasje të re lidhur mbi politikat e shëndetësore që duhen të ndiqen.Workshop-i është organizuar nga qeveria shqiptare dhe sipas Zv/ministres së Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea, fluksi i emigranteve që përdorin Shqipërinë si vend tranzit është në rritje, ndërsa për numrin 2 të Shëndetësisë Rjepaj duhen ndërtuar më shumë qendra shëndetësore për emigrantët e kthyer në vendlindje.Takimi i sotëm synon të krijojë një bashkrendim rajonal për praktikat ndërkufitare të migrimit dhe shëndetit publik.Në takim morën pjesë ekspertë të vendeve të Europës Juglindore dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, për të ndarë përvojat dhe sfidat e së ardhmen.