Vonesat në informacion, KQZ gjobit 11 kryekomunarë, “fal”11 të tjerë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka gjobitur 11 njësi vendore pasi nuk kanë dorëzuar në kohë informacionin për Qendrat e Votimit dhe numrin e votuesve. Ndërkaq 11 Komuna të tjera i shpëtuan gjobës sepse i paraqitën materialet gjatë mbledhjes së sotme.Tiranë- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vazhduar aksionin e dënimeve administrative kundrejt drejtuesve të njësive vendore që nuk kanë depozituar në kohë materialet zgjedhore.Nga 22 kryekomunarët e shpallur nga KQZ, 11 prej tyre u dënuan me gjobë administrative, e 11 të tjerë u toleruan për faktin se paraqitën në mbledhje materialet, ndonëse jashtë afateve ligjore.Vlera maksimale e gjobës ndaj njësive vendore ishte 50.000 vlerë me të cilën u gjobitën 10 Komuna dhe 40.000 lekë një Komunë.Në rend të ditës ka qenë gjithashtu marrëveshja mes Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe Autoritetit të Medias Audiovizive, e cila u miratua dhe pritet të finalizohet ditën e nesërme.