Firmoset kontrata për Bypass-in e Vlorës, financim i BERZH, BEI e BE
Në prag të sezonit turistik Ministria e Transporteve ka firmosur kontratën e zbatimit të punimeve të infrastrukturës sonë rrugore për Bypasin e Vlorës, një segment shumë i rëndësishëm i të gjithë rrjetit tonë vecanërisht për zonën e jugut për aksin veri-jug. Për ministrin Haxhinasto kjo vepër do ti sjellë një frymëmarrje të re qarkullimit në zonën e Vlorës një nga zonat me potencialin turistik më të madh që ka vendiNë fjalën e tij Drejtori i Pergjithshem i kontraktorit "Serenissima Construction" Giuseppe Nardi,theksoi faktin se për Bypass i Vlorës do të bëhet me standarde europiane dhe punimet do të përfundojnë sipas afateve të përcaktuara."Do procedojme me zhvillimin e punimeve te Bypass te Vlores sipas normave teknike dhe ekzekutive qe perdoren ne standardet evropiane dhe ekzektuimin e punimeve ne afatin kohor te parashikuar dhe pikepmerine maksimale.Kemi pase fatin te punojme e aktualisht po punojme me Ministrine dhe ARRSH per Bypass e Fier ndaj kemi raport mes nesh dhe dime si punojme reciprokisht ndaj kjo do ndihmoje qe punimet ne vlore do ecin shpejt, per kete segment e arterie qe komuniteti ka kaq nevoje qe do jape zhvillim turismit dhe prosperitet nje zone kaq te bukur te shqiperise sic eshte Vlora."BYPASS I Vlorës, një vepër rreth 29 km e gjatë, është financim i BERZH-it i Bankës Eurapiane të Investimeve dhe i Bashkimit Europian dhe kap vlerën e 53 mln euorve.