Shkodër, shkarkohet Shefi i urgjencës, denoncoi mungesën e ilaçeve

Pa asnjë motivacion, por vetëm me argumentin në kuadër të mirë-funksionimit të spitalit rajonal të Shkodrës, është shkarkuar nga detyra e shefit të shërbimit të urgjencës mjeku Ardian Dajti.Një vendim absurd që vjen në një kohë kur vetëm pak javë më parë, Dajti ashtu si kolegët e tij ju bashkua protestës së bluzave të bardha kundër testimit, si dhe në të njëjtën kohë ngriti shqetësimin e problematikave që ka sot spitali rajonal i Shkodres, mes të cilave edhe mungesën e medikamenteve.Ai thotë se këtë shkarkim e ka mësuar vetëm përmes një shkrese që mban firmën e Drejtorit të spitalit dhe pa asnjë sqarim tjetër.Ardian Dajti, mjek kirurg: “Unë nuk kam një motivacion që të kundërpërgjigjem ose të reagoj. Nëse ata kanë pas nevojë gjatë kësaj kohe që të kontribuoj, të jap kontributin tim. Nëse ka mbaruar kjo ndihmë dhe nuk ka vlerë më kanë të drejtën edhe të më lirojnë nga detyra. Nuk më kanë dhënë nnjë motiv tjetër, flas edhe nga ana profesionale, nuk ka gabime, nuk ka humbje në jetë njerëzish, nuk ka ç’organizime. Jam munduar dhe përpjekur të jap të gjithë aftësitë dhe njohuritë e mia në këtë fushë” .Dajti prej disa vitesh ishte drejtues i shërbimit të urgjencës në Shkoder dhe pak javë më parë, mori titullin Doktor Shkencash në mjekësi.Më shumë sesa një largim politik dhe për të mbyllur zërat kritik në spitalin e Shkodrës, asnjë argument tjetër duket se nuk qëndron në këtë mes.Postin e Dajtit e ka pasuar mjeku tjetër i shërbimit të urgjencës, Astrit Lahi, edhe ky një emër i njohur dhe i respektuar tek bluzat e bardha të Shkodrës.letra