Dosjet, Rama-Gjermanisë: Të lumtur, të na mbështesnit kaq vendosmërisht për integrimin

Kryeministri, Edi Rama, ka shfrytëzuar një takim në Kryeministri mbi hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, për ti kujtuar Gjermanisë se Shqipëria pret më shumë ndihmë prej saj në përshpejtimin e integrimit në Bashkimin Europian.Referuar mbështjes që Gjermania ka ofruar në proçesin e dosjeve, Rama tha se do të ishte shumë i lumtur nëse po me kaq vendosmëri do mbështesnin dhe hapjen e negociatave për në BE, deri në anëtarësimin e plotë të vendit tonë.“Nuk kemi çfarë t'i bëjmë. Kjo është mënyra se si gjendemi në këtë kontekst historik dhe duam s'duam Gjermania është një pikë referimi e patjetërsueshme edhe në këtë rast. E fatmirësisht, edhe në këtë rast, na u gjend pranë si asnjëherë herë tjetër me gatishmërinë dhe me seriozitetin karakteristik gjerman. Do të ishim shumë të lumtur sikur me po këtë pasion dhe po me ketë vendosmëri, që na ndihmuan ta zgjidhnim këtë problem, të na mbështesin dhe për të hapur negociatat për në BE dhe pastaj edhe për t'u bërë anëtar të BE”.Por ndërsa shpreh dëshirat, Rama e ka dhe përgjigjen:“Unë e di përgjigjen. Përgjigjja është tipikisht gjermane: "Këtë e keni në dorë vetë".”