Tre të vdekur dhe 4 të plagosur në Kaliforni
Tre persona humbën jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur gjatë një breshërie të shtënash në një dyqan në veri të Kalifornisë në shtetet e bashkuara të amerikës.Zëdhënësi i Departamentit të Policisë në Stockton, Joe Silva tha se policia mori një telefonatë në lidhje me të shtënat rreth orë 20:20 minuta me orën lokale, duke shtuar se në total shtatë persona u qëlluan, ku njëri vdiq menjëherë në vendin e ngjarjes, tjetri në spital dhe i treti pas disa orësh."Është e trishtueshme, me të vërtetë e trishtueshme, është e pabesueshme, shprehet një banor i zonës.Silva tha se të gjithë viktimat e të palgosurit e ngjarjes u dërguan në spitalet e zonës, kurse sa u përket autorëve nuk ka asnjë të dyshuar apo të arrestuar.Ai tha se tashmë hetuesit po hetojnë në vendin e ngjarjes dhe zona është shumë e njohur për përplasjet e armatosura të bandave kriminale. Stockton është një qytet me reth 300.mijë banorë, rreth 80 kilometër në jug të Sacramentos./Oranews.tv/