Lezhë, ndërhyrjet në infrastrukturë po nxjerrin në dritë historinë
Ironia me arkeologët nuk ndalet në qytetin e Lezhës. Fadromat i kanë sfiduar sërish, kur në qendër të qytetit kanë nxjerrë në dritë një grup objektesh arkeologjike që besohet se i përkasin antikitetit të vonë. Ekspertët erdhën më vonë, dhe pas vëzhgimeve të para kanë dalë në përfundimin e se zona ka potenciale të mëdha arkeologjike ndaj edhe janë angazhuar që të ndjekin nga afër punimet rehabilituese që po kryen aty nga Bashkia e Lezhes.Një zbulim rastësor dhe i ngjashëm në Lezhë u krye edhe një muaj më parë kur punimet para Bashkisë së qytetit nxorën në dritë një mur antik.Lezhë-Pasuria historike që fsheh nëntoka e Lezhës po evidentohet për shkak të ndërhyrjeve infrastrukturore të nisura së fundmi në këtë qytet.Punimet për kanalizimet e reja të ujërave të bardha e të zeza zbuluan një ure dhe një mur që mendohet se i përkasin antikitetit të vonë.Këto gjetje të cilat konsiderohen si mjaft të rëndësishme kanë dalë në dritë në segmentin rrugor në afërsi të godinës së Prefekturës së Lezhës.Specialisti i Monumentëve të Kultures, Dedë Margjoni, thotë se punimet po kryhen në një zonë të ngarkuar me shtresa kulturore, ndaj dhe ato po ndiqen në mënyrë të panderprerë prej tyre.Ne zonë kanë mbërritur menjëherë specialistet e Agjensise Shqiptare të Arkeologjisë të cilët po kryejnë edhe studimet për rastin në fjale.Në këtë zonë janë ndërprerë menjëherë punimet, ndërsa specialistet presin përfundimin e studimit për të dy zbulimet.Duheshin këto gërmime për të rikthyer në vëmendje demtimin që i është bërë zonës arkeologjike të Lezhës, ndërsa vetëm 1 muaj më parë një murë tjetër antik doli në dritë gjatë punimeve në sheshin para Bashkisë së qytetit.