Shkodër, Jep dorëheqjen Komisari. Letër publike Artan Didit

Një zyrtar i lartë i policisë së Shkodrës me gradën komisar, është dorëhequr përmes një letre publike drejtuar drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Artan Didi. Në letër Anton Hasanpapaj pretendon se ndaj tij është ushtruar presion psikologjik dhe është penalizuar nga ish punonjës të sigurimit të shtetit.Një efektiv i lartë i policisë së shtetit në Shkodër, është dorëhequr përmes një letre publike drejtuar kreut Artan Didi dhe kryeefektivit të Shkodrës Lorenc Panganika.Anton Hasanpapaj me një letër publike pretendon se mbi të po ushtrohet presion psikologjik, por edhe penalizime të pamerituara në dëm të karrierës së tij.Hasanpapaj, me gradën komisar që aktualisht është në detyrën e shefit të seksionit për teknologjinë dhe përgjimin ambiental në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër thotë se në maj të 2014 është penalizuar me uljen në gradë nga "një ish punonjës i sigurimit të shtetit, sot i përjashtuar nga policia e shtetit Arben Hyseni".Ky i fundit, u bë i njohur pas videos së publikuar ku efektivët e Korçës dhunonin një të ri që kishte askidentuar mjetit e Arben Hysenit, në atë kohë drejtor i policisë së Korcës."Qe nga muaji maj i vitit 2014 e ne vazhdim jam vendosur nen presion te vazhdueshem nga Organazizata e Policise se Shtetit ku me dt.26.05.2014 jam ndeshkuar me masen disiplinore ''Ulje ne Grade per Gjashte muaj''dhe pa pritur vendimin e komisionit te disiplines,pavaresisht ankimiit te bere nga ana ime, kjo mase eshte egzekutuar dhe me dt.02.06.2014 kam kaluar ne dispozicion me graden komisar,ku kam qenderuar per tre muaj,kjo mase eshte iniciuar nga nje ish punonjes i sigurimit te shtetit sot i perjashtuar nga policia e shtetit Arben Hyseni. Me dt.05.09.2014 jam emeruar ne pozicionin aktual ne drejtorine e policise qarkut Shkoder,pavaresisht perfundimit te afatit 6 mujor te mases disiplinore askush nuk ka nxituar te me ktheje te drejten sipas ligjit" shkruhet në letërSipas letrës, Anton Hasanpapaj pretendon se në momentin që mori detyrën në Shkodër në shtator, që përkoi me periudhën e aksionit të pagesave të energjisë, u gjobit me vetëm 5 ditë punë pasi nuk iu përgjigj urdhrit."Per shkak te nevojes per te strehuar me emergjence familjen diku pasi me dt.05.09.2014 jam detyruar te transferohem per shkak te punes nga Korca ne Shkoder me pronarin e baneses ku une banoj kam bere nje marveshje me shkrim e cila me le te drejten qe te largohem ne cdo moment nga banesa sipas nevojave te mija por e cila nuk ka patur nevoj per noterizim pasi I perket nja afati kohore maksimalisht deri ne nje vit,edhe kete marrveshje e kam vene ne dispozicion te Drejtorise se Policise Qarkut Shkoder."Një tjetër vërejtje, sipas tij e pamerituar, është edhe për orarin e punës, ku Hasanpapaj shkruan se ndonëse ka sqaruar drejtorin e ri të shkodrës, se ndodhej në ambientet e drejtorisë, nuk iu mor parasysh. Edhe për këtë rast pretendon se ka njoftuar drejtorin e përgjithshëm Artan Didi."Askush nuk ka reaguar ne lidhje me pretendimet perkundrazi menjehere pas nderrimit te drejtoreve te policise se Qarkut Shkoder jam bere objekt sulmi dhe perseri kam marre masen "verejtje"nga nje drejtor I sapoardhur dhe ne kete rast asnje fjale ne lidhje me performance ne pune apo profesionalizmin por per shkak se nuk gjensdesha ne zyre ne oren 8.00 pavarsisht se ndodhesha ne ambjetet e drejtorise dhe ne magazine per mjete te domosdoshme pune."Edhe per kete rast i jam drejtuar me nje ankese Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit ku i kam sqaruarSipas komisar Anton Hasanpapajt, penalizimet ndaj kanë vijuar me qëndrime personale që ai i shpjegon në letrën e dorëheqjes, se e kanë zanafillen ne vitin 1979, ku shtetasi Qamil Lluka, aktualisht shef kuadri në Policinë e Shkodrës, ka qene nje nga punonjesit e policies qe ka arrestuar babanë tij Ibrahim Hasanpapaj me akuzen axhitacion e propagande kunder pushtetit popullor."Ne lidhje me masen e mare kam komunikuar me zv/Drejtorin dhe Drejtorin e Qarkut duke sqaruar pozicionin tim sic shpjegova me siper si dhe duke I vene ne dijeni se mes meje dhe z/Qamil Lluka ka nje konflikt personal I cili pasqyrohet ne shfrytezimin e cdo mundesie nga ana e tij per te me demtuar qofte edhe vetem karrieren.Konflikti mes z/Qamil Lluka dhe familjes time ka zanafillen ne vitin 1979 pasi ky person ka qene nje nga punonjesit e policies qe ka arrestuar Babain tim Ibrahim Hasanpapaj me akuzen axhitacion e propagande kunder pushtetit popullor por nuk di asnje hollesi qe te shpjegoje agresivitetin e tij kundrejt meje,pavaresisht se gjate periudhes nga viti 2003 e ne vazhdim une kam punuar disa here ne pozicione te ndryshme ne Drejtorine e policies qarkut Shkoder ne asnje moment per asnje cast dhe motiv nuk kam marre asnje veprim kunder z/Qamil Lluka apo familjes se tij e cila mund te lexohej si hakmarrje,ajo qe nuk arrij te kuptoj eshte revanshi aktual i ketij personi,revansh I cili ka marre trajte shqetesuese per mua dhe familjen time."Anton Hasanpapaj, letrën e dorëheqjes e ka nisur nga Italia, ku siç thotë i kontaktuar në telefon, është larguar pas kërcënimeve që ka marrë. Ora News ka kontaktuar me policinë e shtetit, të cilët shprehen se nuk kanë asnjë informacion për letrën publike të efektivit të dorëhequr të policisë me gradën Komisar.

Ja letra e Anton Hasanpapaj