Salvator Dalesio: Keni probleme me shëndetin nga ushqimet jo të sigurta e uji i ndotur
Salvatore Dalesio pjesë e stafit të BE për vendet që synojnë integrimin deklaroi se sot se përfitimet e Shqipërisë do të jenë të konsiderueshme por si fillim duhet të plotësoj disa standarte.Salvatore Dalesio, përfaqësues i BE-së për vendet drejt integrimit: “Përfitimet do të jenë akoma më të mëdha në rast se Shqipëria do bëhej pjesë e Europës por duhet të plotësohen disa kushte.Ju keni disa probleme me shëndetin të cilat vijnë nga ushqimet jo të sigurta dhe nga uji i ndotur. Po ashtu probleme keni edhe me mjedisin. Të gjitha këto probleme japin ndikim edhe në ekonomi. Ju jeni tashmë vend kandidat por BE kërkon gjëra konkrete."Salvatore Dalesio ishte i ftuar në një workshop të organizuar sot për mënyrat e financimit pranë BE-së. /Oranews.tv/