Ministri gjerman i Financave: Greqisë po i mbaron koha

Nuk ka mbetur edhe shumë kohë për Greqinë për të zgjidhur problemet e saj me Bashkimin Europian.Ministri gjerman i Financave, Volfgang Shojble, paralajmëron Aleksis Tsipras në prag të vizitës së tij në Berlin javën e ardhshme ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel.Shojble komentoi mbi deklaratat e bëra së fundmi nga Tsipras se borxhi grek duhej rishikuar."Ristrukturimi i borxhit nuk është broblem, problemi qendron se si Greqia do të rikthehet sërish në rrugën e duhur, për t'u ribërë sërish konkurruese në tregjet financiare. Të gjithë kemi përshtypjen se Greqisë nuk i ka mbetur edhe shumë kohë për këtë".Edhe pse Ministri gjerman i Ekonomisë, Zigmar Gabriel, hodhi poshtë aludimet se mes Gjermanisë dhe Greqisë ka një konflikt të hapur dhe shtoi se takimi mes Tsiprasit dhe Merkelit, planifikuar për të hënën e ardhshme, bëhej pikërisht për këtë arsye.Më optimist mbi fatet e helenëve është dukur Presidenti i Parlamentit Europian, një tjetër gjerman, Martin Shulc, i cili në një intervistë për revistën "Europolitics" mësohet të ketë thënë se brenda kësaj jave do të ketë një marrëveshje me Greqinë dhe se nuk kishte asnjë plan për daljen e kësaj të fundit nga eurozona, qendrim ky që u mbështet edhe nga eurokomisioneri për ekonominë, Pier Moskovici.