Jaka: Bizneset shqiptare duhet të dinë të tërheqin projekte

Marrja e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë kërkon më shumë impenjime nga sipërmarrjet shqiptare që të përfitojnë fonde nga BE.Në një workshop të organizuar sot për mënyrat e financimit pranë BE-së Nikolin Jaka kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë i kërkoi bizneseve shqiptare të integrohen dhe të arrijnë standarte për të përfituar nga projektet.Bizneset shqiptare duhet të arrijnë standarte në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë nga projektet e Bashkimit Europian.Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka deklaroi se sipërmarja shqiptare duhet të integrohet dhe të përfitoj sa më shumë financime.Nikolin Jaka: Është shumë e rëndësishme që sipërmarrja shqiptare të jetë e orientuar në rrugën e drejtë të integrimit të saj drejt thithjes së projekteve. Gjithashtu të dijë si ti menaxhojë ato, në mënyrë që të jetë e denjë për bashkëpunimin dhe integrimin global të produkteve që ajo ofron.Salvatore Dalesio pjesë e stafit të BE për vendet që synojnë integrimin deklaroi se Përfitimet e Shqipërisë do të jenë të konsiderueshme por si fillim duhet të plotësoj disa standarte.Salvatore Dalesio: “Përfitimet do të jenë akoma më të mëdha në rast se Shqipëria do bëhej pjesë e Europës por duhet të plotësohen disa kushte. Ju keni disa probleme me shëndetin të cilat vijnë nga ushqimet jo të sigurta dhe nga uji i ndotur. Po ashtu probleme keni edhe me mjedisin. Të gjitha këto probleme japin ndikim edhe në ekonomi. Ju jeni tashmë vend kandidat por BE kërkon gjëra konkrete.Sipërmarrjet shqiptare tashmë janë pjesë me të drejta të plota e Parlamentit të Sipërmarrjes Europiane./Oranews.tv/