Meta në Zvicër, takime me autoritete të larta të vendit

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, po qëndron për një vizitë zyrtare ne Zvicër, ku po zhvillon takime me autoritete të larta të vendit.Kryeparlamentari u takua me Presidenti i Këshillit Kombëtar të Parlamentit të Zvicrës, Stephane Rossini.Duke vlerësuar asistencën e Zvicrës në realizimin e reformës administrative-territoriale, Kryetari i Kuvendit Meta theksoi se Shqipëria mund të përfitojë shumë nga modeli i suksesshëm zviceran i efikasitetit të pushtetit lokal, i cili i shërben më mirë nevojave dhe prioriteteve të komunitetit ku jetojnë qytetarët.Meta shprehu vullnetin e palës shqiptare për të mirëpritur edhe më tepër investime zvicerane, veçanërisht në kuadër të projektit TAP dhe gazifikimit të Shqipërisë, por edhe në fusha të tjera prioritare si bujqësia, energjia dhe turizmi. Meta e ftoi Rossinin për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë e cila u mirëprit me kënaqësi.Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Zvicër, Kryetari i Kuvendit u prit në Bern nga Presidenti i Këshillit të Shteteve, Dhoma e Lartë e Parlamentit të Zvicrës, Claude Heche.Meta dhe Heche ndanë bindjen se niveli shumë i mirë i marrëdhënieve ndërpalamentare duhet ngritur në një nivel edhe më dinamik përmes Grupeve të Miqësisë dhe bashkëpunimit mes komisioneve të ndryshme parlamentare duke rritur kështu edhe cilësinë e bashkëpunimit politik mes dy vendeve.Në këtë drejtim, Meta u shpreh se bashkëpunimi parlamentar duhet t'i shërbejë projekteve konkrete në fusha prioritare si energjia, bujqësia, turizmi, shëndetësia dhe arsimi ku Shqipëria mund të përfitojë shumë prej eksperiencës së gjerë e të suksesshme zvicerane.