Shënmëria kërkon rrugë: Dhe politikanët, me mushka për të blerë votat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2015, 19:06
Kanë mbetur pak ditë nga hapja e thesit të premtimeve elektorale nga partitë politike për zgjedhjet vendore.Për banorët e fshatit Shën Mëri, një zonë e thellë kjo në malësinë e Kurbinit kërkesat mbeten jetike.Ky shofer furgoni, ndër të paktët që qarkullon në këtë fshat, nuk heziton ta kalojë me humor “izolimin”, kur thotë se shumica e banorëve nuk kanë parë makinë me sy.Si mjete transporti vijojnë të mbeten në trend kafshët, si kalë, mushka e gomerë.E me këto të fundit, sipas këtij qytetari vijnë dhe politikanët për të blerë votat sa herë ka zgjedhje dhe më pas zhduken deri në betejën e radhës.