Buxheti në Britani, arma e Qeverisë për të fituar vota
Ministri britanik i Financave, Xhorxh Osbourn, u përpoq të fitonte zemrat e votuesve ndërsa afrojnë zgjedhjet e 7 majit, duke i siguruar për një përfundim të parakohshëm të masave shtrënguese, rritje më të shpejtë ekonomike dhe ulje të taksave në të ardhmen, gjatë fjalimit të mbajtur në parlament për buxhetin kombëtar.Edhe pse kishte deklaruar para se të futej në parlament se nuk do të bënte fushatë, Osbourn tha se kabineti i konservatorëve, drejtuar nga Devid Kameron, ka shpëtuar ekonominë britanike dhe do të ulte edhe më tepër borxhin publik, para afatit të përcaktuar, falë 20 miliard stërlinave që pritet të sigurojë shteti nga shitja e aseteve të Bankës Mbretërore.Osbourn hodhi poshtë akuzat e laburistëve se me këtë qeveri Britania po binte në nivelet e para Luftës II Botërore dhe siguroi se rritja ekonomike do të jetë më e lartë se ajo që është parashikuar."Sot po ju prezantoj buxhetin e një ekonomie më të fortë se sa ajo që trashëguam. Buxheti i një ekonomie që do të na çojë nga shtrëngimi në mirëqënie. Kufizuam shpenzimet, mbështetëm bizneset dhe besimi po rikthehet. U dhamë njerëzve pushtet mbi kurseimet e tyre duke rikthyer optimizmin. Punësimi po rritet, standarti i jetesës po rritet, Britania po rritet".Lideri i laburistëve, Ed Miliband, tha se retorika e Osbournit ishte shumë larg me realitetin dhe jetën e përditshme të britanikëve, dhe shtoi se ky buxhet nuk i zgjidhte problemet e tyre duke i bërë thirrje votuesve të zgjidhnin një qeveri laburiste për të ndryshuar.Por konsveratorëve u ka buzqeshur fati këtë vit pasi buxheti i 2015-tës pritet të tejkalohet vetëm me 7 miliardë stërlina, shumë më pak se 23 miliardët që ishte parashikuar një vit më parë, falë edhe rënies drastike të çmimiet të naftës në tregjet botërore dhe uljes së normës së inflacionitGjithashtu Britania e Madhe pritet të ketë një rritje ekonomike prej 2.5% këtë vit, ndërsa në vitin 2016, 2.3%, shifra këto mjaft inkurajuese për ekonominë e vendit, pavarësisht prashkimit më optimist, me 2.9% të bërë nga Banka e Anglisë.