Rama: Hapja e dosjeve sipas modelit gjerman, domosdoshmëri historike
Qeveria shqiptare është gati për të nisur procesin e hapjes së dosjeve, duke shprehur edhe një herë gadishmërinë për të ecur nën shembullin e Gjermanisë.Gjatë komisionit me përfaqësues të qeverisë gjermane, të cilët do asistojnë vendin tonë gjatë këtij procesi e nga të cilët është marrë ky model, kreu i qeverisë tha se Shqipëria nuk mund ta shmangë më këtë proces të domosdoshëm."Morëm përsipër të thyejmë heshtjen. Shqipëria nuk mund ta shmangë më këtë proces. Është një detyrim por edhe i domosdoshëm për vendin. Shqipëria duhet të përballen me të vërtetën dhe për këtë shembulli më i mirë është ai gjerman".Rama siguroi se pas këtij procesi, dosjet nuk do të mund të përdoren më si mjet për kërcënim politik, duke mos kursyer edhe ironitë për paraardhësit e tij."Përdorimi i dosjeve si mjet kërcënimi politik do të marrë fund me këtë proces, bashkë me të edhe spekullimet. Dosjet janë parë si një përpjekje për të mbuluar të shkuarën por tashmë jo më". Gjermania e bëri këtë proces dhe nuk humbi asgjë, përkundrazi".Shefi i qeverisë falenderoi zyrtarët gjermanë për gadishmërinë për të asistuar Shqipërinë në këtë proces, sikurse u shpreh i bindur se partneri kryesor i saj, Gjermania do të ndihmojë edhe në hapat e mëtejshme për integrimin në BE.