Jabllanoviç: Qeveria e Kosovës t’i kryejë detyrat e veta

Në Graçanicë është zhvilluar sot mbledhja e parë e Kuvendeve Komunale me shumicë serbe, ku të pranishëm ishin të gjithë kryetarët e komunave serbe, deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Lista Srpska dhe qytetarë serbë.I pranishëm ka qenë edhe Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç. Mësohet se në takim serbët kanë kërkuar 10 përqind pjesëmarrje në institucionet e Kosovës.Gjatë takimit Ish-Ministri për Kthim, Aleksandër Jabllanoviç, ka deklaruar se përfaqësuesit e serbëve në Kosovë kanë kryer detyrat e tyre dhe tani i mbetet Qeverisë së Kosovës të jetë më konstruktive dhe t'u përmbahet detyrimeve të saj."Fatkeqësisht që sot ka njerëz që mendojnë ta pastrojnë Kosovën, por unë jam i sigurt që edhe mes shqiptarëve mund të gjejmë njerëz me të cilët do të kemi gjuhë të përbashkët dhe marrëveshje," tha Jabllanoviç.Ndërkohë Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariç i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të punoj për të drejta të barabarta në Kosovë.Mariç tha se kjo ditë është një fillim i ri ku duhet të tregojmë se kemi kapacitet dhe dije të bashkëjetojmë me gjithë ata që e duan këtë.Ndërkohë Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, deklaroi se shteti i Serbisë gjithnjë do të jetë me serbët e Kosovës.