Samiti i energjisë, Ahmetaj: TAP siguri energjitike, të pavarur nga gazi rus

Në ditën e dytë të Samitit të Energjisë, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se projekti TAP është i rëndësishëm pasi krijon pavarësi nga gazi rus. Sipas Ministrtit të Zhvillimit Ekonomik brenda 10 viteve Shqipëria synon që të mos blejë më energji elektrike.Projekti TAP ka rëndësi të madhe energjitike për Europën, pasi e bën të pavarur nga gazi rus. Ministri i Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, duke folur në ditën e dytë të Samitit të Energjisë, tha se në 10 vitet e ardhshme Shqipëria synon që të mos importojë më energji elektrike.“ Shqipëria synon që brenda 10-15 viteve të mos blejë ose importojë më energji, por ta prodhojë vetë atë.Siguria energjitike ka shumë rëndësi si nocion politik por njëkohësisht edhe ekonomik.Nafta dhe gazi po fokusohen në rajon tashmë.Të gjitha këto përpjekje janë për ta bërë Europën të pavarur nga gazi rus.Furnizimi me gaz nuk duhet të përdoret si një mundësi për të shtypur demokracinë.Ja pse TAP ka kaq vëmendje sepse është projekt i sigurisë së energjisë”.Në Samitin e Energjisë “Albania Oil, Gas and Energy 2015" morën pjesë kompanitë më të mëdha të naftës dhe gazit në botë.