Debate të ashpra Braçe-Bode në Komision Ekonomie, opozita largohet
Komisioni i Ekonomisë u përfshi nga debate të cilat degjeneruan deri në akuza personale. Kjo ka bërë që opozita të braktis mbledhjen ku po raportonte kryetraja eautoritetit të Konkurencës.Kreu i komisionit Erjon Braçe ngriti edhe njëherë shqetësimin për monopolin që kanë krijuar disa koncesione në treg.Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ku raportoi kryetarja e Autoritetit të Konkurencës është përfshirë nga debate të shumta. Kjo bëri që deputet e opozitës të brakstisin më pas mbledhjenKreu i Komisionit Erjon Braçe ka kërkuar Autoritetit të Konkurencës që të hetoj koncesionin e kolaudimit,të markimit të karburanteve ,scanimin e kontenierve dhe të pullave fiskal.Ndërkohë që ka kritikuar AKEP-in dhe ERE se nuk po zbaton rekomandimet e autoritetit të Konkurencës.Erjon Braçe: “4 kontrata koncesionare në kushtet e një monopoli të pastër që prej më shumë sesa një viti arkëton para diku te 80-90 mln dollarë nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Nëse duhet të flasim për krim, këto janë krime. Nuk ka sesi ky kuvend nën varësi të së cilës janë ERRE dhe AKEP të zvarrisi për muaj dhe për vite zbatimin e rekomandimeve të Autoritetit të Konkurrencës.”Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati ka shpjeguar se nuk i është marrë mendimi në momentin e firmosjes së konçesioneve.Lindita Lati: “Vetë fakti që këto koncesione kanë sjellë rritjen e kosotove të biznesit, kuptohet që kejo sjell një efekt zinxhir në ofrimin e shërbimit. Autoriteti i Konkurrencës në vlerësimin që ka bërë, është përpjekur që të gjejë procedurën e ndjekur në zbatim të ligjit dhe bazës ligjore ekzistuese, që do të thotë nuk është marrë mendimi i Autoritetit të Konkurrencës”Autoriteti i Konkurrencës aktualisht po kryen një hetim për mungesë konkurrence në tregun e energjisë elektrike.