IS merr përsipër sulmin në Tunizi, 19 të vdekur, 21 plagosen

19 vetë, mes tyre 17 turistë të huaj, një civil dhe një oficer policie, kanë mbetur të vrarë gjatë një sulmi terrorist të ndodhur në kryeqytetin tunizian, Tuniz, i cili besohet të jetë marrë përsipër nga Shteti Islamik.Bilancin e luftës e konfirmoi vetë Kryeministri i vendit, Habib Esid, cili tha se mes viktimave kishte polakë italianë, gjermanë dhe spanjollë, si dhe dy tunizianë.Gjithashtu, Kryeministri konfirmoi edhe vdekjen e dy terroristëve, si dhe të një civili dhe një oficeri policie tunizian, të mbetur të vrarë gjatë operacionit.Ngjarja e rëndë ndodhi në Muzeun Bardo në qendër të Tunizit, shumë pranë godinës së Parlamentit, pikërisht kur deputetët po diskutonin një projektligj kundër terrorizmit.Të gjithë turistët besohet se kishin mbërritur në kryeqytetin tunizian si pjesë e ndalesës gjatë një udhëtimi turistik me anije në Mesdhe.Muzeu në fjalë është një pikë mjaft tërheqëse turistike pasi në të ekzpozohen artefakte të lashta mjaft të rralla.Shqetësimet mbi sigurinë në Tunizi janë rritur së tepërmi muajt e fundit, sidomos pasi Libia fqinje është në gjendje jo të qendrueshme për shkak të grupimeve terroriste që kanë shpallur aleancë me Shtetin Islamik.Një numër i konsiderueshëm tunizianësh gjithashtu mendohet të kenë udhëtuar për në Siri dhe Irak.[caption id="attachment_480655" align="alignnone" width="600"]tunizi sulmi Ne foto: Turistet e marre peng ne Muze[/caption][caption id="attachment_480657" align="alignnone" width="540"]tunizi sulmi Ne foto: Turistet e marre peng ne Muze[/caption]tunizi sulmi tunizi sulmi