Lufthansa anullon 750 fluturime, pilotët në grevë

Kompania Luftansa ka anuluar 750 fluturime, duke lënë në pritje rreth 80 mijë pasagjerë në ditën e parë të grevës dy ditore të pilotëve. Avionët sot ishin të gjithë të parkuar në aeroportin e Mynihut, teksa drejtuesit e tyre kërkojnë të dalin në pension të parakohëshëm.Aktualisht ata mund të dalin në pension në moshën 55-vjeçare, por kompania do që të rrisë moshën e pensionimit në 60 vjeç. Kompania ka hedhur poshtë të gjtiha kërkesat e pilotëve, duke argumentuar se kjo do të conte në rritjen e stafit dhe të të punësuarve në përgjithësi.Greva e sotme ka prekur fluturimet me ngarkesa të ulëta dhe të mesme, ndërsa ajo e së enjtes do të prekë udhëtimet e gjata.Por të prekur nga e gjithë kjo janë edhe udhëtarët"Dua të shkoj në Bremen dhe dje rezervimi im ishte transferuar në Royal Dutch Airlines. Por në Amsterdam nuk ka vend për rezervimin tim, kështu më duhet të anuloj fluturimin dhe të qëndroj këtu", thotë Elke Marten.Jam i prekur edhe pse në mënyrë indirekte. Më është anuluar bileta e kthimit , kështu që po marr trenin deri në Këln. Ka shumë kaos dhe kjo nuk është e drejtë për ne. Nuk jam dakord me këtë grevë ku ka këto pasoja", thotë një tjetër pasagjer, Florian Hapberg.Kurse Ermelinde Nikolai është dakord me grevën e pilotëve, duke deklaruar se është e drejtë që ata të dalin në pesion të parakohshëm.Njësitë e Lufthansas, "Germanwings" dhe "Eurowings" nuk do të preken nga greva. Linja ajrore është goditur disa herë nga grevat, ku vetëm ajo e vitit të kaluar i kushtoi kompanisë 232 milionë euro.