Doshi dhe Frroku takim 10 minuta për ndarjen e aksioneve të një biznesi
Mark Frroku dhe Tom Doshi kanë zhvilluar një takim privat paraditen e sotme në Tiranë, por jo për të folur mbi cështjen Doshi.Tashmë miqësia e dy shokëve të ngushtë nuk ka më të ardhme, pasi mësohet se ata janë duke ndarë edhe aksionet e përbashkëta që kanë në një biznes te rruga e Durrësit në Tiranë.I kontaktuar nga Ora News deputeti Frroku ka pranuar takimin në Sheraton që ka zgjatur vetëm 10 minuta dhe që ka pasur të vetmin qëllim ndarjen e aksionit në biznesin e përbashkët.Madje sipas Frrokut në takim deputeti Doshi nuk ka përmendur asgjë që ka lidhje me cështjen hetimore dhe dëshminë për atentatin e supozuar ndaj tij pasi sipas tij ballafaqimi për këtë çështje është bërë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.Miqësia e tyre mori fund që kur deputeti Frroku mohoi të kishte vënë në dijeni deputetin doshi për një atentat të mundshëm që po pregatitej ndaj tij.Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Frroku madje tha se për këtë kishte marë dijeni nga vetë deputeti Doshi.[caption id="attachment_480831" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Tom Doshi pas takimit me Mark Frrokun[/caption]