Festa e Shën Patrikut, në paradën e Bostonit edhe gay
Edhe pse është një festë tradicionale irlandeze, Shën Patriku, ose dita e shenjtorit britanik që u rikthye në ishullin ku ishte marrë peng vite më parë, për të konvertuar banorët në katolikë nga paganë, përmasat e festës janë edhe më të mëdha.Jo vetëm në Irlandë, por veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, ku komuniteti irlandez është i dyti më i madh në vend, festa kremtohet me paradë tradicionale dhe sigurisht birrë pa fund.Këtë vit, për herë të parë, në paradën tradicionale 114-vjeçare të Bostonit, zhvilluar të dielën, morën pejsë edhe aktivistët e komunitetit gej pasi organizatorët shfuqizuan një rregull që e pengonte këtë, pasi binte ndesh me doktrinën katolike, duke shkuar sinkron me frymën liberale të shtetit të Masaçusetsit, i cili ishte i pari që ligjëroi martesat gej në Shtetet e Bashkuara në vitin 2004. Në paradën e së dielës mori pjesë edhe kryebashkiaku i Bostonit Martin Uollsh, duke u bërë kështu kryebashkiaku i parë që prej vitit 1995 që merr pjesë në paradë.Ndërsa në Çikago, për t'u përgatitur për ditën e shënuar, edhe këtë vit u krye rituali 53-vjeçar ku lumi i qytetit u ngjyros me të gjelbër, shoqëruar nga gajdia tradicionale dhe marshimi i bandave të qytetit.Ndërsa në Brazil, ku dita e Shën Patrikut nuk festohet veçanërisht pavarësisht dominimit të besimtarëve katolikë, statuja gjigante e Krishtit është ndriçuar me ngjyrë të gjelbërt. Në ceremoni morën pjesë edhe diplomatë irlandezë në Rio de Zhaneiro, për të festuar edhe 40-vjetorin e nisjes së marrëdhënieve dypalëshe Irlandë-Brazil…