Shqipëria për gratë në OKB, Veliaj: Ja reformat për të reduktuar dhunën
Në selinë e OKB-së, Shqipëria paraqiti reformat e saj në luftën kundër dhunës me bazë gjinore. Të pranishëm ishin Ministri Veliaj, Kryetarja e Aleancës së Grave Parlamentare Mesila Doda dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile. Ministri Veliaj tha se në 500 ditë qeverisje reformat janë bërë për fuqizimin e gruas në familje që nga ndihma ekonomike, pensione sociale dhe nxitje punësimi.Tiranë- Në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Shqipëria bëri një paraqitje të ligjeve dhe nismave të qeverisë kundër dhunës me bazë gjinore.Ky ishte sesioni 59 i Komisionit mbi statusin e gruas dhe përveç Ministrit të Mirqënies Sociale e Rinisë, Erion Veliaj, ishin të pranishëm dhe kryetarja e Aleancës së Grave Parlamentare, Mesila Doda, Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, dhe përfaqësuesja e Shoqërisë Civile, Iris Luarasi.Ministri Veliaj tha se në 500 ditë qeverisje në këtë drejtim është bërë më shumë se 2 dekada trazicion.Veliaj: "Sot Shqipëria ka disa lajme të mira: Pas 500 ditësh me qeverisje të re, për herë të parë qeveria ka vendosur që ndihma ekonomike t'u jepet eksluzivisht grave apo që japim 5 mijë pensione sociale për gjyshet tona. Është hera e parë që 2/3 e Fondit të Nxitjes së Punësimit përdoret për të punësuar më shumë gra e vajza, sidomos në zonat rurale apo me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, është hera e parë që kemi një nga qeveritë më progresiste në Ballkan, ku 1/3 e qeverisë dhe rreth ¼ e Parlamentit janë gra dhe vajza".Po a ka statistika optimiste vendi në luftën kundër dhunës me bazë gjinore?Veliaj: “ Duhet të pranojmë qqë gjërat nuk janë perfekt. Dhuna është akoma pjesë e shoqërisë sonë. Dhe dhuna nuk është vetëm çështje e politikës dhe ligjeve, është edhe pjesë e një kulture që duhet të jetë më e emancipuar”.Komisioni për Statusin e Gruas në OKB është mandatuar nga Asambleja e Përgjithshme për të luajtur një rol qendror në monitorimin e zbatimit të Platformës për Veprim dhe Këshillimin ECOSOC.Në gjashtëdhjetë vitet e ekzistencës dhe seancat e tij, Komisioni për Statusin e Gruas ka promovuar vazhdimisht përparimin e grave dhe ka ndihmuar në zgjerimin e njohjes së të drejtave të grave.