“Historia e Austrisë”, libri vjen në shqip i përkthyer nga Gent Lafe

“Historia e Austrisë” është libri i përkthyer në shqip nga Gent Lafe, i cili sjell të detajuar shndërrimin e saj nga periudha romake deri në ditët e sotme, duke analizuar edhe gërshetimet e shumfishta të historisë austriake me Gjermaninë dhe Europën.Një libër, i cili për ish-Ambasadorin e Shqipërisë në Austri është mjaft i nevojshëm për çdo intelektual shqiptar për tu njohur kështu më historinë e një vendi mik.Pasi shprehu vlerësimet e tij për librin, ish-Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Valter Ibrahimi, theksoi faktin se dy vendet kanë marrëdhënie shumë të mira midis tyre, por ajo çfarë realisht duhet vlerësuar është fakti se në kohën kur Austria ishte në krye të BE-së, ajo ka dhënë ndihmë në firmosjen e marrëveshjes së stabilizim asociimit.Edhe për Ambasadorin e Austrisë të akredituar në vendin tonë marrëdhëniet midis dy vëndeve janë shumë të mira dhe në vitet në vijim do të forcohen edhe më tej.“Ideja e përkthimit të këtij libri në gjuhën shqipe më entuziazmoi shumë, pasi vetëm ideja e përmbledhjes së historisë së Austrisë në një libër të vetëm është shumë e rëndësishme.Ne jemi dy vënde mike tashmë prej vitesh dhe përkthimi në gjuhën shqipe është mundësi e mirë që populli shqiptar të njohë historinë e Austrisë”.Libri “Historia e Austrisë” vjen nën logon e shtëpise botuese “Dituria”.