Kishte 6 muaj që doli nga burgu, riarrestohet anëtari i bandës së Lushnjes
Në orët e para të paradites së sotme policia e Lushnjes kë vënë në pranga 32 vjeccarin Alban Semaku(ne foto) banues në këtë qytet.Arrestimi i tij është bërë pasi ai mbante pa leje një armë zjarri tip pistoletë të markës "Zastava" me një fishek në gojë.Burimet zyrtare të policisë pohuan se Semaku kishte gjashtë muaj që ishte liruar nga burgu pasi ishte dënuar për një vrasje të ndodhur në vititn 1998 kur ka qënë anëtar i bandës së Lushnjes.Pas daljes nga burgu 32 vjeçari Semaku është mbajtur nën mbikqyrje të rreptë si person problematik, kanë pohuar burimet zyrtare të policisë fierake.Paraditen e sotme ai ka debatuar në një pikë servisi automjetesh me një person ku i ka nxjerrë edhe pistoletën që mbante pa leje. Policia që e mbante nën vëzhgim ka shkuar dhe ka kryer ndalimin e tij I cili tashmë akuzohet për armëmbajtje pa leje.