Gara për Kukësin, pritet rikandidimi i Hasan Halilit
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ishte në Kukës, ku I ofroi mbështjetje Hasan Halilajn, kryebashkiakun aktual që dy vitet e fundit I është bashkuar kësaj force politike, si kandidat për një mandat të tretë.Para strukturave, kreu i LSI-së deklaroi se Kukësi ka shumë probleme të mprehta sociale për t'u përballur sic është papunësia.Ilir Meta: "Dhe unë kam besim që ne do të arrijmë përmes jo vetëm kandidatëve tanë, jo vetëm përmes programit tonë, por edhe përmes bashkëpunimit të gjerë, jo vetëm me socialistët, jo vetëm me LSI-stët, por edhe me të gjithë demokratët e ndershëm në Kukës edhe kudo, me të gjithë qytetarët e pa parti, por që duan zgjidhje, që duan punë, që nuk duan fjalë boshe, që nuk duan harxhim energjish për të kaluar, por duan zgjidhje, do të arrijnë të tregojnë se Kukësi mund të ecë në rrugën e progresit social, mund të ecë në rrugën e punësimit, mund të ecë në rrugën e dëgjimit të problemeve konkrete që kanë qytetarët e Kukësit".Lideri i LSI-së theksoi se suksesi i zgjedhjeve do të bazohet në bashkëpunimin konstruktiv me Partinë Socialiste, dhe aleatët e tjerë që duan t'u bashkohen.Ilir Meta: "Unë besoj se ne jemi në gjendje plotësisht ta fitojmë këtë sfidë, dhe kur themi të fitojmë këtë sfidë, jo thjesht të fitojmë zgjedhjet e 21 qershorit, por të tregojmë se Kukësi mund të ndryshojë shumë shpejt dhe potenciali kryesor për këtë ndryshim ndodhet pikërisht këtu në Kukës, por ne duhet ta vëmë në lëvizje. Jam i bindur se këto zgjedhje kërkojnë një përfshirje sa më të gjerë të të gjithë qytetarëve të të gjithë kategorive shoqërore, por në mënyrë të veçantë një përfshirje sa më të gjerë të grave dhe të vajzave dhe të rinjve".Gjithashtu, Meta bëri me dije se në Kukës u investuan me miliona euro për ujësjellësin, por uji ende nuk ka ardhur, teksa premtoi se ky është një problem që do të marrë zgjidhje së shpejti.