Akuza nga SHBA për pastrim parash, shpall falimentin "Banco Madrid"
“Banco Madrid”, dega spanjolle e Bankës Private të Andorrës, ka shpallur falimentin, pak ditë pas akuzave nga Thesari amerikan për pastrim parash të grupimeve të krimit të organizuar.Klientët e "Banco Madrid", pjesa më e madhe e tyre pasanikë, nxituan të boshatisnin llogaritë e tyre pas akuzave të amerikanëve, duke detyruar filialin spanjoll të ndërpriste aktivitetin.Në filialin e bankës nga principata e Pirenejve kishte rreth 15 000 klientë VIP, pasuria e të cilëve shkonte deri në 6 miliardë euro, para se autoritetet i pezulluan aktivitetin dhe ndaluan Shefin ekzekutiv dhe Bordin e drejtorëve.Përmes një deklarate, “Banco Madrid” nxitoi të qetësonte depozituesit, duke thënë që çdo depozitë deri në 100 000 euro ishte siguruar nga shteti.Javën e kaluar, Andorra mori kontrollin e bankës private pas akuzave nga Shtetet e Bashkuara për pastrim të parash të grupeve kriminale ruse dhe kineze.