Itali, protestojnë guidat turistike, kundër heqjes së barrierave gjeografike

Disa mijëra guida turistike në Itali kanë protestuar të hënën në Romë, pasi janë kundër vendimin të qeverisë për të ndryshuar sistemin e funksionimit të aktivitetit të tyre, duke hequr barrierat gjeografike.Sipas ligjeve në fuqi, guidat kishin licencë për aktivitetin e tyre vetëm në qytetin ku e ushtronin atë, ndërsa tani mund të punojnë në të gjithë vendin, një vendim ky që nuk aprovohet prej tyre.Demostruesit kanë kritikuar gjithashtu vendimin e qeverisë për të shfuqizuar një task-force të ngritur brenda rajoneve të policisë që merrej ekskluzivisht me gjetjen dhe ndalimin e guidave të rreme që mashtronin turistët nëpër qytete.