Lushnje, përdorte drogë, nëna mbyt me litar djalin 40 vjeç
Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur qytetin e Lushnjes dhe mbarë opinionin publik. 40-vjeçari Pëllumb Ahmetaj, është vrarë nga nëna e tij, Hatixhe Ahmetaj 71 vjeç.Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në shtëpinë e familjes Pëllumbaj në katin e pestë të një pallati ne lagjen "Gafurr Muo".Sipas uniformave blu, 40-vjeçari jetonte vetëm me nënën e tij dhe dyshohet se ishte përdorues droge.Kallzimi i krimit në polici është bërë mesditën e së hënës nga djali i xhaxhait të viktimës, ndërsa nëna e 40-vjeçarit është shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje.Burime pranë policisë së Lushnjës bëjnë me dije se Pëllumb Ahmetaj, ka shkuar në shtëpi në gjendje të dehur, e pas debateve të ashpra nëna e tij e ka goditur atë me mjete të forta.Më pas nëna i ka lidhur një litar në qafë, duke i zënë frymën 40 vjeçarit, detaje këto që janë pranuar para hetuesve nga vetë e moshuara, e cila i ka orientuar efektivët drejt vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen "Gafurr Muço" ku është hedhur litari që i ka marrë jetën 40-vjeçarit.Blutë e Lushnjes vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes së rëndë.[caption id="attachment_479642" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Nëna e cila vrau të birin e saj[/caption][caption id="attachment_479641" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Policia në zonën ku ndodhi vrasja[/caption] [caption id="attachment_479654" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Pallati në të cilin ndodhi vrasja[/caption]