Marrëveshja PS-LSI, deputetët socialistë njihen me detajet në grup
I mbledhur një ditë pas marrëveshjes PS-LSI për zgjedhjet e 21 qershorit, grupi parlamentar socialist, është njohur përmes kreut Gramoz Ruçit, mbi detajet që finalizuan paktin mes aleatëve të majtë.Kryeministrit,Edi Rama, mungoi në mbledhje për shkak të axhendës së tij në qytetin e Elbasanit.Deputetët socialistë, u rezervuan të komentonin marrëveshjen që i la LSI-së 15 bashki të lira për betejën lokale të qershorit.Arta Dade: Nuk kam asnjë koment, do të bëhet më e mira për neve.I përfolur si kandidat për Tiranën, edhe Blendi Klosi u mjaftua me një batutë.Klosi: Interesi juaj është shumë i madh…Ndërsa Ministri i Mirëqenies Socialie, Erion Veliaj, nuk u ndal para mediave.Armando Subashi është lakuar gjatë ditëve të fundit si kandidati socialist në Fier.Subashi: Se di, muhabete gazetash…Ndërkohë, në mbledhjen me dyer të mbyllura, mësohet se kryetarja e Komisonit të Jashtëm, Arta Dade, ka shprehur edhe një herë rezervat për ndryshimin në ligjin e shërbimit të jashtëm.Deputetja Dade ka kundërshtuar heqjen e kuotave për kandidadët për Ambasadorë jashtë karriere.Në përgjigje të shqetësimit, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, mësohet të ketë deklaruar se Ministria e tij i ka pranuar sugjerimet e Komisonit të Jashtëm parlamentar.