Bashkëpunimi Shqipëri-Maqedoni do rivitalizojë Shtëpinë e Kongresit të Manastirit
Shqipëria dhe Maqedonia janë bashkuar për të rivitalizuar institucionin ku lindi alfabeti shqip, shtëpinë e Kongresit të Manastirit.Deklarata është bërë nga dy Ministret e Kulturës gjatë firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit në të gjitha fushat e artit dhe kulturës mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.Të dyja Ministret janë në një mëndje kur thonë se njerëzit e artit dhe kulturës ecin më shpejt se politika në fushën e bashkëpunimit.“Projekti ka shumë rëndësi për historinë e të dyja vëndeve.Marrëveshja e nënshkruar sot do të sjellë një frymë të re bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Rivitalizimi është projekt qe pritet të nisë brenda këtij viti dhe të përfundojë në 2016, pasi tashmë të gjitha grupet e punës janë gati për të nisur punën”tha Ministrja maqedonase.Marrëveshja ka pritoritet edhe nxitjen e kulturës së pakicave maqedonase në Shqipëri dhe anasjelltas.