Kakavijë, lejuan futjen e mallit kontrabandë, pezullohen 8 doganierë
Pezullohen dhe dërgohen per ndjekje penale 8 punonjës të Doganës së Kakavijës dhe 2 shoferë për futje të trailerave kontrabandë në kufi.Departamenti Operativo-Hetimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, zbuloi dhe hetoi një veprimtari të organizuar kriminale të disa personave në bashkëpunim me punonjës të doganës së Kakavijës, të cilët kanë futur në territorin Shqiptar mallra kontrabandë.Nga hetimi i kryer u zbulua se në datën 26 Shkurt 2015, në Doganën e Kakavijës kanë kaluar dy automjete tip trailer kontrabandë, të cilët kishin në brendësi artikuj të ndryshëm industrial, duke shmangur kështu vlera të konsiderueshme të detyrimeve doganore.Njëkohësisht punonjësit e doganës kanë konsumuar veprën penale të kontrabandës.Nga kjo veprimtari e organizuar kriminale , e cila është kryer në bashkëpunim, Departamenti Operativo-Hetimor i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka dërguar për ndjekje penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, “për veprën penale të Kondrabandës”, punonjësit e administrates doganore.Ndërkohë menjëherë është marrë masa e pezullimit nga detyra të punonjësve të Doganës së Kakavijës:- Klodian Cani - Përgjegjës Turni- Redi Karalliu, Arben Zhupa Doganier i Kontrollit ne Pikën e Hyrjes- Ardit Karabina - Doganier i Peshores- Engjell Ymeraj - Doganier i ParkimitPo ashtu u dërguan për ndjekje penale dhe u pezulluan menjëherë nga detyra punonjësit e Antikontrabandës që kishin për detyrë të zbulonin dhe parandalonin këtë veprimtari të kundraligjshme, me motivacionin “shpërdorim detyre”.- Idriz Zogu - Përgjegjës i Grupit të Antikontrabandës- Vladimir Goxhi, dhe Etjon Hyseni - Inspektorë të AntikontrabandësGjithashtu janë dërguar për ndjekje penale edhe dy drejtuesit e mjeteve me inicialet T.Ç dhe L.Z, te subjektit “B.F” të cilët në bashkëpunim me punonjësit e sipërpërmenduar kanë konsumuar veprën penale të kontrabandës në Degën Doganore të Kakavijës,.Hetimet vazhdojnë me intensitet, ndërsa të gjitha materialet e mbledhura gjatë hetimit dhe zbulimit të kësaj veprimtarie të organizuar kriminale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për të vazhduar më tej këtë çështje.Hetimet e Departamentit Operativ Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjirokasër vazhdojnë me intensitet.