Takimi i stablizim-asociimit, debate mes opozitës dhe eurodeputetëve

Mazhoranca dhe opozita janë përplasur edhe në prani të eurodeputetëve në takimin e rradhës të Komitetit Ndërparlamentar Shqipëri-BE, duke evidentuar edhe një herë atë që ndërkombëtarët në çdo raport e kanë evidentuar si shqetësim: mungesën e dialogut politik.  Madje në tryezë pati debat edhe mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të Parlamentit Europian.  Dekriminalizimi dhe reforma në drejtësi ishin pikat kyçe të takimit.Tiranë- Takimi i tetë i stabilizim- asociimit i mbajtur në Tiranë është përfshirë nga debate. Opozita ka kërkuar që ti jepet fund fjalimeve të Ministrave për arritjet dhe të diskutohet sipas proçedurës.Aldo Bumçi i është drejtuar kryetares së  delegacionit të Parlamentit Europian që ti jepte fund kësaj axhende, pasi opozita duhet të shprehë pikëpamjet e veta.Bumçi: “Për herë të arë pas 10 vjetësh që Komitet Ndërparlamentar është mbledhur dhe në fokus kanë qenë parlamentarët ne kemi katër Ministra që i drejtohen këtij Komiteti. Ka qenë përherë një Ministër, Ministri ose Ministrja e Integrimit. Në rast se nuk ka qenë Ministri i Integrimit, ka qenë ai i Jashtmi. Për herë të parë vendoset një format i ri, ne mendojmë se ky nuk është formati i duhur”.Por kjo kërkesë ka gjetur kundërshtimin e Shefes së Delegacionit europian sipas së cilës kjo është një proçedurë normale.Monica Macovei:“Kjo është një procedurë normale që ndiqet kudo.Ministrat raportojnë dhe më pas bëhen pyetje.Nuk keni pse bëni debat ju mund të bëni të gjitha pyetjet që doni.Të mos humbasim më kohë”.Shefja  e Delegacionit për Shqipërinë në PE ndër të tjera  kërkoi që të vijojë lufta ndaj korrupsionit.Monica Macovei:"Duhen reforma ne administrate, ne drejtesi dhe ne luften ndaj kotrupsionit. Ju e dini qe ne kemi dhene ekspertizen tone ne sistemin e drejtësise. Lufta ndaj korrupsionit eshte e rendesishme per te rritur besimin e qytetareve tek institucionet, por njekohesisht ndikon eshe ne ekonomi. Korrupsioni largon para nga buxheti”.Deputeti demokrat, Aldo Bumçi,  në fund të diskutimeve kërkoi nga eurodeputetët asistencë ndërkombëtare në hetim si dhe ekspertizë europiane për akuzat ndaj kryepralamentarit, Ilir Meta. Ekspertiza është kërkuar gjithashtu edhe nga 2 eurodeputetë.Në takimin e asoccim-stabilizimit Shqipëri- BE diskutohet drafti paraprak i negociuar mes Shqipërisë dhe BE-së, që përmban 14 pika. Në fund të takimit ky draft me rekomandimet përkatëse do t'i adresohet Këshillit të Stabilizim-Asociimit të BE-së.Pjesë nga debatiBumçi: Ky nuk është debati ndërparlamentar i 10 viteve të fundit. Në 10 vjet nuk ka ndodhur ajo që po ndodh sot. U treguam të mirëkuptueshëm, lejuam një seancë që nuk ka ndodhur në 10 vjet. Por nuk ka më kuptim që shumica të pyesë qeverinë e saj. O do kthehemi në seriozitet, ta kthejmë këtë seancë brenda seriozitetit, ose kjo nuk ka më kuptim kështu.(largohet nga salla pas deklaratës)Përfaqësuesja e BE: Ideja është që secili prej nesh të bëjë pyetje në lidhje me korrupsionin apo tema të tjera që kemi trajtuar deri në këto momente, pa vendosur deputetët të mazhorancës apo opozitës. E rëndësishme është që diskutimet tona ti mbështesin shqiptarët, ndaj bëhuni me ne për ti diskutuar duke shprehur dhe shqetësimet tuaja, është normale. Ju lutem respektoni fjalën e gjithsecilit, mos e ndërprisni, gjithë Ministrat janë këtu.( Bumçi rikthehet në karrige me një filxhan kafeje në dorë)Tahiri: Edhe unë dua të rrëmbej fare pak sekonda për të bërë të qartë se jam këtu në cilësinë e përgjegjësisë dhe detyrës që ushtroj për një takim vetëm dhe thellësisht pune dhe jo takim politik. Kam ardhur këtu duke respektuar axhendën për t’iu përgjigjur sfidave që ka sot Shqipëria. Dhe kjo do të thotë qeveria, parlamenti, shoqëria, të gjithë bashkë dhe jo të ndarë.Bushati: Duhet evituar me çdo kusht krijimi i boshllëqeve që mund të mbushen me aktorë të tretë. Me aktorë të tretë ne e dimë që ky është një shqetësim që vjen edhe nga partnerë të tjerë.Bregu: Pse deputetët e PS nuk gjejnë kohë për të pyetur Ministrat e tyre kur janë bashkë, në mbledhje grupi parlamentar, kur keni senca dëgjimore dhe duhet patjetër të bëni shown që ju u kërkoni llogari Ministrave tuaj, që nuk merreni vesh me njëri-tjetrin kjo nuk është çudi, por që ju u kërkoni llogari Ministrave tuaj para parlamentarëve europianë nuk ka ndodhur ndonjëherë.