Elbasan, ALUIZNI ndan 550 leje legalizimi, ja kush përfiton

Zyra e ALUIZNI-t për Qarkun e Elbasanit organizoi sot ndarjen e lejeve për 550 qytetarë të këtij qarku, ku mori pjesë Kryeministri Edi Rama, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, si dhe drejtues të pushtetit vendor e deputetë të zonës.Qarku i Elbasanit është një nga zonat me problematikën më të madhe në sektorin e legalizimeve dhe me afro 40 mijë ndërtime pa leje të vetdeklaruara, ndërkohë që zyra e ALUIZNI-t ka vënë në rrugën e zgjidhjes deri në këto momente 3500 dosje që janë në proces legalizimi.Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, gjatë fjalës së hapjes tha se problematikat kryesore që Elbasani ka tek legalizimet është pikërisht rishikimi i zonave informale.“Problematikat kryesore që Elbasani ka tek legalizimet është pikërisht rishikimi i zonave informale, i kufinjve të tyre, përcaktimin e zonave të reja informale me kufinjtë e tyre, proces që hap rrugën e legalizimit. Janë disa zona që deri dje janë lënë mënjanë, siç janë zonat e ndotura.Një zonë e tillë është zona e përroit të Zaranikës, e cila ka qenë e braktisur dhe që unë dëshiroj t’ju them këtu se ne e kemi marrë shqetësimin tuaj që përpara 2-3 javësh, e kemi diskutuar për ta futur si zonë informale.Çështja e landfill-it të Elbasanit hap rrugën e legalizimit në 2-3 zona të tjera informale, të cilat janë konsideruar deri më sot si zona të ndotura në të cilat nuk kryheshin legalizimet.Një tjetër problem që ka Elbasani dhe zona e bukur ku jemi sot, brenda Kalasë, janë ndërtimet brenda zonave kulturore.Brenda kalasë së Elbasanit, që është një nga kalatë më të bukura të banuara sot në Shqipëri, ka shumë ndërtime pa leje të cilat janë sot në gjendje pezulli, as nuk legalizohen sepse janë në zonë të mbrojtur, por nga ana tjetër Instituti i Monumenteve nuk u jep leje ndërtimi sepse është ndërtuar pa marrë parasysh kushtet e zonës.Ne po punojmë që të gjejmë një rrugë të mesme duke u thënë qytetarëve bëni këto ndryshime në projektin e ndërtimit që të futen në process legalizimi. Të gjitha këto problematika besojmë se janë në rrugën e zgjidhjes”.

Lista e qytetarëve që përfitojnë në Elbasan