Nuk i gjeti punë, 25-vjeçari godet kryekomunarin e Mitrovicës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2015, 18:46
Një i ri ka dhunuar kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, pasdreken e sotme.(Në foto: Kryekomunari dhe i riu që e goditi atë)Autori, një 25-vjeçar i identifikuar nga mediat kosovare si Adem Dibrani, mësohet ta ketë qëlluar Bahtirin në zyrën e tij pasi ky i fundit nuk ka pranuar t'i sigurojë një vend pune, për të cilin i kishte vajtur në zyrë.Autori është ndaluar nga policia e Kosovës, ndërsa Bahtiri nuk është nisur për në Prishtinë ku kishte një takim pune, edhe pse nuk raportohet të ketë pësuar lëndime.