Borxhet ndaj HEC-eve, fatura 30 mln lekë do shlyhet brenda 6 muajve
Qeveria premon të shlyejë borxhet që u detyrohet HEC-eve brenda 6 muajve. Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, në Komisionin Parlamentar tha se kriza në energji ka ardhur si pasojë e vonesës në pagesën e faturave dhe humbjet e larta në rrjet.Tiranë-Borxhet ndaj HEC-eve, që llogariten në 30 milion lekë do të mund të shlyhen brenda 6 muajve.Kjo ka qenë deklarata e Ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri, në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.“Borxhet ndaj HEC-eve priten të shlyen tërësisht brenda 6 muajve.Në total, borxhi i akumuluar prej vitesh në sektorin energjetik llogaritet 1.1 miliardë lekë, ndërsa ndaj HEC-eve borxhi llogaritet rreth 30 milionë lekë. Sektori i energjisë elektrike në Shqipëri është në një situatë të vështirë teknike dhe ekonomiko-financiare”.Ministri Gjiknuri shtoi se në janarin e vitit 2018, mendohet që sektori energjitik do ta ketë kapërcyer fazën e krizës dhe se niveli i borxhit është ulur me 150 milion dollarë.“Masat që po marrim shkojnë në funksion të rimëkëmbjes financiare të sektorit energjetik, që do të thotë se do të ketë më shumë furnizim..Në janarin e vitit 2018, mendohet që sektori do ta ketë kapërcyer fazën e krizës dhe do të jetë likuid. Këto masa financiare, përkthehen në investime konkrete, pasi pjesa e shërbimit në zona të thella ka nevojë për investime, duke qenë se gjendja paraqitet shumë e keqe. Ndërkohë, borxhi është ulur me 150 milion dollarë”.Në tryezë u diskutua edhe për për strategjinë e taksimit rrugor në Shqipëri.Studimi i hartës së rrugëve që mund të taksohen do ti jepet përmes një granti prej 149 mijë euro të siguruara të siguruara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që do ti jepet kompanisë “Egnatia Odos”.Kjo strategji do ti prezantohet Parlamentit në harkun kohor prej 8 muajsh, ndërkohë që sipas Drejtores së Integrimit në Ministrinë e Transporteve Argita Totozani, strategjia do të nisë që nga akset kombëtare.