Nishani apel politikës: Largoni pa ekuivok individët e përfshirë në veprimtari kriminale

Një apel ka ardhur për klasën politike nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i cili i nxit dekriminalizimin në Kuvend. Nishani ka shfrytëzuar konferencën për 24 vjetorin e rrivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA për t’i bërë thirrje klasës politike që të largojë pa ekuivok individë që janë të përfshirë në veprimtari kriminale. Po ashtu Presidenti i bëri edhe një thirrje sistemit të Drejtësisë, ku i kërkoi hetojë në mënyrë të drejtë dhe të mos bjerë pre e presioneve politike.Bujar Nishani: "25 vjet më parë ne i shëmbëm bunkerët e komunizmit, ndërsa sfida jonë sot është të shembimin bunkerët e krimit dhe korrupsionit. Këta janë bunkerë të vendosur kundër popullit por edhe kundër partnerëve strategjike.Duke përfituar nga ky rast, dëshiroj t’i bëj apel klasës politike, se kanosja e krimit dhe korrupsionit nuk duhet të gjejë vend dhe jo më strehim në një shoqëri mirfilli të lirë dhe demokratike sic duam ta shndërrojmë Shqipërinë tonë.Po kështu duke mbështetur marrëveshjen politike të arritur në parlament kërkoj dhe nxis me forcë të largojnë pa ekuivok individët të përfshirë me veprimtari kriminale dhe korruptive në gjirin e tyre, të vendosin një barrier të pakapërcyeshme në cdo vend që këto element përpiqen të gjejnë vend duke u lënë të vetmen hapësirë, përballjen me ligjin.I bëj thirrje Sistemi i drejtësisë të mos bjerë pre e presioneve pasi askush nuk do të shpëtojë prej forcës së tij."