Ferguson, arrestohet i riu që plagosi dy policët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2015, 09:45
Policia në Ferguson ka arrestuar personi që plagosi dy efektivë disa ditë më parë.Policia tha se arrestoi 20 vjeçarin Jeffrey Williams në një rrethinë e qytetit St. Louis në Mizuri.Prokurori Robert McCulloch tha se nuk është e qartë nëse i dyshuari kur kishte hapur zjarr, kishte patur në shënjestër apo jo policët dhe se i arrestuari përballet me akuza për sulm të shkallës së parë.Incidenti ndodhi të enjten në mëngjes, pak orë pasi shefi i policisë së qytetit dha dorëheqjen pas një raporti të Departamentit të Drejtësisë ku akuzohej për veprime që tregojnë shenja racizmi.Një nga oficerët u godit në shpatull dhe tjetri në fytyrë, por të dy janë jashtë rrezikut për jetën.