Vlorë, aksioni antiduhan, gjobiten dy lokale me 300 mijë lekë

Inspektoriati Shëndetësor prej te premtes po zhvillon një aksion në qytetin e Vlorës, për të parë në terren zbatimin e ligjit antiduhan.Në bashkepunim edhe me inspektoriatin e Fierit aksioni është përqendruar në kontrollin e lokaleve, dy prej të cilave në qytetin bregdetar, u gjobitën me nga 300 mije leke te reja.Sipas kreut te Inspektoriatit te Vlores Ilirian Muço gjobat variojne nga 5 mije leke per konsumatorin dhe 300 mije leke per pronaret e bizneseve, ndërsa thekson se ka patur edhe kundershtime për penalizimet e bëra.Sipas kreut te Inspektoriatit te Vlores kontrollet e paparalajmëruara do të vijojnë, në mënyrë që të luftohet duhanpirja në ambjnete të mbyllura.