Shkodër, nis restaurimi i varrit të Idromenos dhe Marubit
Me propozim të Drejtorisë Rajonale të Monumenteve në Shkodër, Ministria e Kulturës ka dhënë OK për të ndërhyrë për restaurimin e 2 prej varreve monumentale, të korifejve të artit Shqiptar të rilindjes, Idromenos dhe Marubit. Sipas Ministrisë së Kulturës ky është hapi i parë, që lidhet edhe me muzealizimin e fototekës Marubi. Gjatë restaurimit, do të ruhet stili i punimit të varreve monumentale.Shkoder-Varrezat katolike të Rrmajit në Shkoder, të shpallura monument kulture janë banesa e fundit ku prehen eshtrat e shumë korifejve të artit Shqiptar, politikës dhe fushave të tjera të rëndësishme të periudhës së rilindjes, e në vazhdim.Ministria e Kulturës do të ndërhyjë për restaurimin e 2 prej varreve monumentale, atë të Idromenos dhe Marubit.Zv/ministri i Kulturës Zef Çuni shpjegon karakteristikat që kanë këto varreza nga stili i punimit, që lidhet edhe me gjendjen ekonomike te familjeve të pasura Shkodrane.Periudha më problematike ishin 24 vitet e tranzicionit, ku varret e reja u ndërtuan pa një plan duke dëmtuar të vjetrat.Varrezat e Rrmajit janë të një lloji të veçantë ku përfshijnë katakombe dhe monumente të tjera origjinale të periudhes mesjetare.